Lajm i trishtueshëm për futbollin shqiptar, në veçanti për Teutën e Durrësit.
Është ndarë nga jetë në moshën 69-vjeçare, për shkak të një sëmundjeje të rëndë, Vladimir Ajazi, ish-portieri i Lokomotivës së Durrës dhe përfaqësueses Shpresa. Ai i përkiste brezit të lojtarëve të viteve ‘70-’80, që spikatën në futbollin tonë.
Pasi vari dorezat në gozhdë, Ajazi punoi si zëvendëstrajner në ekipin e Lokomotivës dhe në kombëtare në kohën e Brigelit dhe trajner me ekipet e moshave.
Vladimir Ajazi ka lënë kujtimet më të mira si futbollist, trajner dhe një qytetar i nderuar dhe i respektuar. Redaksia e SuperSportit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe komunitetit të futbollit për këtë humbje të parakohshme.