E akuzuan se ishte burrë, flet portierja

Futboll

E akuzuan se ishte burrë, flet portierja

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 11:49
E akuzuan se ishte burrë, flet portierja

Portierja e ekipit iranian të futbollit për femra është zotuar se do të padisë Federatën jordaneze "si bullizuese" pasi ata e akuzuan atë se ishte burrë.

Zohreh Koudaei, 32 vjeç, priti dy penallti në një fitore 4:2 ndaj Jordanisë në Uzbekistan më 25 shtator, që do të thotë se skuadra iraniane e grave u kualifikua për Kupën e saj të parë të Azisë për Femra.

Por pas ndeshjes Federata e Jordanisë kërkoi 'një kontroll të verifikimit gjinor' për Koudaei nga Federata Aziatike e Futbollit (AFC).

Koudaei tha prerazi: 'Unë jam një grua. Ky është bullizëm nga Jordania.'

"Unë do të padis Federatën e Jordanisë," shtoi ajo, sipas gazetës turke Hurriyet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat