Juninho është gati të mbyllë misionin e tij te Lyoni.
Ish-mesfushori i famshëm brazilian, tani drejtor sportiv në klubin ku u bë i famshëm, deklaroi se pas 3 sezonesh në këtë detyrë, me shumë mundësi në verë do të vendosë që të pushojë.
46-vjeçari, në një intervistë të fundit, deklaroi se nuk e ka vendosur përfundimisht dhe se në qershor do të bisedojë me presidentin Aulas, teksa pranoi se kjo detyrë ka një lodhje të madhe mendore.
Ai nuk e fshehu dëshirën që në të ardhmen të bëhet trajner.