Odriozola zbulon prapaskenat e largimit nga Madridi

Futboll

Odriozola zbulon prapaskenat e largimit nga Madridi

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 13:59
v

Mbrojtësi Alvaro Odriozola ka zbuluar arsyet dhe si ndodhi largimi nga Real Madrid.

Odriozola ka qenë te Real Madrid që nga viti 2018, duke u transferuar për 30 milionë euro nga Real Sociedad, mirëpo assesi nuk e fitoi vendin titullar.

Kështu, verën që lamë pas, Odriozola u huazua te Fiorentina, aty ku tani është plotësisht i fokusuar dhe titullar.

Por, futbollisti ka zbuluar se ishte vendimi i tij për t’u larguar, pavarësisht që trajneri Carlo Ancelotti i premtoi minutazhë.

“Ishte rreth dy javë nga momenti kryesor i parasezonit, bisedova me Carlon ndoshta një javë para se të mbyllet afati i transferimeve”.

“Thashë që doja që kualiteti im të vlerësohet, profesionalizmi im. Ndjeva dashuri për Ancelottin, gjithmonë e kam admiruar si trajner dhe person”.

“Ai më tha se donte të qëndronte, nuk do ishte problem nëse nuk do largohesha gjithashtu. Por, ishte e qartë se nuk do zhvilloja 30 ndeshje”.

“Pra vendosa të vija në Itali, ishte vendimi im. Ai nuk më shtyu për t’u larguar nga Real Madrid. Ishte vendimi im sepse besoja që duhet të zhvilloja 30 ndeshje dhe të rritesha si futbollist. Tani shpresoj që të triumfojë në Itali dhe të rikthehet te Los Blancos në shtëpi”, deklaroi ai.

Odriozola veçse ka nisur të jetë titullar te Fiorentina, ku ka zhvilluar nëntë paraqitje në Seria A.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat