Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Arian Ademi, për shkak të lëndimit nuk ka mundur t'i ndihmojë bashkëlojtarët në dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Botërorin e Katarit.
Megjithatë, ai thotë se ka bërë tifo nga shtëpia për Maqedoninë dhe se është veçanërisht i lumtur, por edhe krenar për suksesin e madh që kanë arritur të bëjnë, të kualifikohen në play-off.
“Kam brohoritur nga shtëpia, u gëzova pa masë kur përfundoi ndeshja. Jo vetëm që jam i lumtur por jam edhe shumë krenar. Kjo është një gjë e madhe për të gjithë Maqedoninë.
Nuk di si ta shpjegoj gjithë këtë që po na ndodh.
Por, kur të shihni kombëtaren, do të shihni se në listë ka shumë lojtarë cilësorë që luajnë në klube të forta evropiane. Po, ka pasur më parë, por nuk ka pasur kurrë rezultate të tilla”, ka thënë Ademi, transmeton “Ekipa.mk”.