Klubi futbollit Dukagjini nga Klina befason të gjithë, tani ka autobusin e vet dhe për çka është edhe një lehtësim për ta.
Puna e palodhshme e kryetarit Fabian Veseli dhe drejtorit sportiv, Korab Desku, së bashku me stafin e klubit, kanë arritur që të sjellin edhe autobusin.
“Klubi futbollistik Dukagjini, nga tani edhe zyrtarisht bëhet me autobusin e tyre te personalizuar!

Ne vazhdën e organizimit për te krijuar kushte sa ma te mirë për futbollistët dhe shtabin teknik nga tani është siguruar edhe autobusi zyrtare i klubit, i personalizuar me logon dhe mbishkrimin "Dukagjini & Hithat".
Për një rrugë të mbarë dhe shumë udhëtime”, njofton KF Dukagjini.