Spektakël në Ferraris në prag të ndeshjes mes Genoa-s dhe Roma-s, që do të luhet të dielën për javën e 13-të të Serisë A.
Sipas Il Secolo XIX, për ndeshjen në shtëpi të kuqebluve pritet një numër rekord tifozësh, të paktën për këtë sezon.
“Erë në krahët e reja të Genoa-s: rekord sezonal në Ferraris”, ka qenë titulli i së përditshmes italiane që ka shpjeguar se falë debutimit të dyfishtë në shtëpinë e kuqebluve – ai i Shevenchenko-s si trajner dhe ai i profesorit Zangrillo si president – pritet rekord shitjesh biletash për këtë sezon.
Që tani janë shiturn mbi 11 mijë bileta, 1200 prej të cilave janë për tifozët miq.
Shitja e klubit dhe ndryshimi i trajnerit kanë kthyer entuziazmin dhe Ferraris duhet të kthehet të mbështesë me forcë skuadrën për ta ndihmuar të ngjitet në vendet më të sigurta të renditjes.