Është momenti i së vërtetës mbi Paulo Dybala, në funksion të ndeshjes së radhës ndaj Lazios. Argjentinasi u paraqit pak pas orës 14:00 në “J Medical” për t’iu nënshtruar analizave instrumentale, pas inflamacionit në shputën e majtë të këmbës, që i shkaktoi dhimbje gjatë grumbullimit me Argjentinën.
“Jam mirë, faleminderit”, – tha “Joya” në dalje nga klinika.
“10” i Juventusit, që u rikthye pas dy vitesh me Albiceleste, ngriti “flamurin e bardhë” në pjesën e parë të ndeshjes eliminatore kundër Uruguajit.
Dhe, si masë paraprake, ai nuk luajti kundër Brazilit. Kthimi në Torino ndodhi mbrëmë, në bordin e një avioni privat.