Kimmich mungon në stërvitjen e Bayernit, ja arsyeja

Futboll

Kimmich mungon në stërvitjen e Bayernit, ja arsyeja

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 18:33
Joshua Kimmich

Gjigandi gjerman Bayern Munich është në pritje të rezultatit të testit që mesfushori Joshua Kimmich ka bërë, pasi që ky i fundit ka pasur kontakte me dikë që ka mundur të jetë pozitiv me Covid-19.

Trajneri i Bayernit Julian Nagelsmann e ka konfirmuar që Kimmich ka munguar në stërvitje sot për arsye të kujdesit ndaj grupit tjetër të lojtarëve, dhe se kampioni i Bundesligas është në pritje të testit PCR të tij, përcjell KosovaPress.

Kimmich, i cili publikisht e ka pranuar se nuk është vaksinuar me asnjërën dozë të vaksinës kundër Covid-19, së fundmi iu desh të izolohet se bashku me Serge Gnabryn dhe Jamal Musiala për shkak të kontaktit me mbrojtësin Niklas Sule.

Niklas Sule u largua nga grumbullimi i Kombëtares së Gjermanisë para ndeshjeve me Lihtenshtajnin dhe Armeninë për shkak se kishte rezultuar pozitiv me Covid-19.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat