Largimi i Xavi Hernandez për të marrë drejtimin e Barcelonës ka lënë vakant postin e trajnerit te skuadra katariote.
Al Sadd që po punon prej ditësh për të gjetur një emër të ri sugjestionues për stolin.
Drejtuesit e klubit nga Doha janë të fiksuar pas emrave të mëdhenj dhe kanë bërë një tentativë për ish-trajnerin e Realit të Madridit Zinedine Zidane, por kanë marrë një jo të prerë nga Zizou i cili ka refuzuar Al Sadd ashtu siç ka bërë edhe me Newcastle disa javë më parë.
Zidane nuk e ka me nxitim për të gjetur një skuadër të re dhe është në pritje të një thirrjeje nga Paris Saint Germain ose kombëtarja franceze.