Leart Paçarada është prej mbrojtësve më të mirë në Bundesliga II.
Paçarada është shtylla e liderit të Bundesliga II, St. Pauli.
“Mbrojtësi i majtë nuk e ka humbur asnjë ndeshje deri më tani dhe është jashtëzakonisht i rëndësishëm në ofensivë”, shkruan media gjermane “Bild”.
“Ai ka qenë në stërvitje këtë javë dhe ai mund të vazhdojë të stërvitet normalisht. Ai do të jetë në dispozicion për ndeshjen e fundjavës”, tha trajneri i St. Paulit, Timo Schultz
Të shtunën e 20 nëntorit, në orën 13.30, Darmstadt do të ndeshet me liderin e ligës, St. Pauli.
Pas 13 jave, Darmstadt renditet në pozitën e 4-të me 23 pikë dhe ka tre me pak se St. Pauli (një ndeshje me pak).