23.5 milion euro pagoi Villareal në arkat e Bournemouth në gusht dhe siguroi shërbimet e Arnaut Danjuma.
Sulmuesi i majtë holandez është përshtatur për mrekulli te ekipi spanjoll dhe deri në këtë fazë të sezonit numëron 7 gola dhe 2 asiste.
24-vjeçari ofensiv ka firmosur kontratë 5-vjeçare, por vështirë të qëndrojë aq gjatë te Villareal, fituesi në fuqi i Europa League, transmeton SS.
Emrat “big” po ndjekin me kujdes ndeshjet pozitive të lojtarit të kombëtares holandeze (3 ndeshje dhe 2 gola) në La Liga.
Football Insider raporton se Liverpool po përgatit një ofertë për kartonin e Danjuma, pasi trajneri Jurgen Klopp ka mbetur i impresionuar nga lojtari me origjinë nigeriane.
Gjithsesi, Villareal nuk ka ndërmend të heqë dorë nga ylli i skuadrës në merkaton e janarit dhe pritet t’i refuzojë milionave të “The Reds”.