Silva dëshiron të qëndrojë te Chelsea

Futboll

Silva dëshiron të qëndrojë te Chelsea

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 10:08
Silva dëshiron të qëndrojë te Chelsea

Mbrojtësi brazilian Thiago Silva është duke synuar që ta rinovojë kontratën e tij aktuale me kampionin evropian Chelsea, raporton “O Dia”.

37 vjeçari vazhdoi qëndrimin në “Stamford Bridge” edhe për sezonin 2021/22, ku deri tani ka ndihmuar “Blutë” që të fitojnë Ligën e Kampionëve, përcjell KosovaPress.

Raportohet që mbrojtësi brazilian mund të rinovojë kontratën e tij me Chelsean deri në fund të vitit 2023.

Thiago Silva ka qenë i lidhur me një rikthim të mundshëm te skuadra braziliane Fluminense, sidoqoftë ai dëshiron që të vazhdojë të luaj në futbollin evropian, që të rrisë gjasat e tij për paraqitje në Kampionatin Botëror me Kombëtaren e Brazilit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat