Kur vjen fjala për futbollistë amerikano-latinë atëherë në Europë fillon gjithnjë lufta mes klubeve të mëdha se cila do të ketë në dorë talentin e radhës. Së fundmi, gara po zhvillohet për Julian Alvarez, i cili ka rënë sy me paraqitjet e tij në Argjentinë me fanellën e River Plate.
Talenti 21-vjeçar ka fituar interesin e klubeve si Ajax, Milan apo Juventus teksa duket se në këtë garë, bardhezinjtë janë disi më para tjerëve.
Kjo pasi siç raportohet nga Italia, Zonja e Vjetër është gati të ofrojë plot 15 milionë euro për River, ndërsa kësaj shumë do t’i shtohen edhe 10 milionë të tjera të cilat lidhen me rendimentin e lojtarit në fushë.
Një shifër e cila mund të kënaqë drejtuesit e klubit argjentinas, mirëpo kjo duket se është thjesht seria e parë e një telenovele të gjatë, pasi për Alvarez, klubet e tjera të interesuara nuk do të dorëzohen lehtësisht përballë Juventusit.