Sot nis xhiroja e 14-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Prishtina e pret në “Fadil Vokrri” skuadrën e Dukagjinit nga ora 13:00.
Kryqyetasit momantalisht zënë vendin e gjashtë në renditje me 17 pikë, kurse Dukagjini është i teti me 14 sosh.
Për Prishtinën në këtë duel do të debutojë në stol Abdulah Ibrakovic, i cili zëri vendin e Zekerija Ramadanit.
Pritet një ndeshje e luftuar, me të dyja skuadrat që synojnë të marrin pikët e plota.
Formacioni i Prishtinës: Halimi, Krasniqi, Bekteshi, Mici, Abazi, Karabeci, Boshnjaku, Hoti, Krasniqi, Tolaj, Kryeziu
Formacioni i Dukagjinit: Haxhihamza, Jashanica, Dallku, Kuçi, Basri, Syla, Shabani, Ahmeti, Mërlaku, Da Silva, Januzi.