Në Madrid numërojnë ditët për 1 janarin 2022. Arsyeja është e thjeshtë dhe ka të bëjë me të ardhmen e sulmuesit të PSG-së, Kilië Mbape.
Teksa francezi vazhdon të refuzojë rinovimin me klubin francez, që nga 1 janari i vitit të ardhshëm do të jetë i lirë të nënshkruajë me çdo klub tjetër.
Dhe Reali qëndron në krye. E duke qenë se ditët e pritjes reduktohen (42 ditë), në Madrid po tregohen të paduruar. Presidenti Perez duket se po punon në fshehtësi, por as ai nuk mund t’u shmanget ngacmimeve që tashmë nuk vijnë vetëm nga tifozët, por edhe nga ortakët brenda në klub.
Mediat spanjolle pranë Realit kanë bërë me dije se një nga ortakët e klubit i ka kërkuar një informacion më shumë Florentino Perezit në lidhje me Mbapenë dhe përgjigjja e numrit një të klubit ka qenë epike: “Mbape? Me qetësi do…”.