Patrick Müller (44-vjeçar) ka luajtur 219 ndeshje për Olympique Lyon, më shumë se në çdo klub tjetër.
Tani ish-reprezentuesi zviceran është gati të kthehet në klubin francez.
Aty posti i drejtorit sportiv do të jetë i zbrazët pasi Juninho (46-vjeëar) do ta lirojë atë në fund të këtij sezoni.
Sipas “L’Équipe”, klubi i Xherdan Shaqirit, ndër të tjera do të mendojë për Müllerin si pasues të brazilianit.
Përveç kësaj, gazeta franceze sjell në lojë edhe ish-futbollistët e Lyonit, Sidney Govou (42-vjeçar) dhe Jean-Marc Chanelet (53-vjeçar).