Dukagjini i Klinës kthehet me pikë të madhe nga stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Klinasit ndahen baras (0:0) me Prishtinën, në takimin e javës së 14-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Kryetrajneri i Dukagjinit, Armend Dallku, realizon qëllimin, kthehen të pamposhtur nga Prishtina.
Nga ana tjetër, kryetrajneri Abdullah Ibrakoviq, debuton me barazim në pankinën e Prishtinës.
Prishtina zë vendin e pestë me 18 pikë dhe ka 3 më shumë se Dukagjini që gjendet tre pozita më poshtë.
Me një fjalë, Dukagjini la pa fjalë Prishtinën e favorizuar.