Skuadra e Barcelonës, dëshiron ta transferojë sulmuesin e Bazelli, Artur Kabral, si zëvendësim të Serhio Agueros.
Sipas “Mundo Deportivo”, Kabral ka shënuar 23 gola në 24 paraqitje në këtë sezon për skuadrën zvicerane, ku kjo e fundit kërkon vetëm tetë milionë euro për shërbimet e tij.
Kjo shumë është e përshtatshme për gjigandin katalunas pas problemeve që ka me financa të klubit.
Pritet që ta transferojë sulmuesin 23 vjeçar në “Camp Nou” si zëvendësim të Agueros, i cili ka probleme me zemër dhe se nuk dihet a do t’i kthehet fushave të gjelbra në të ardhmen.