Kombëtarja e Kosovës është ngjitur për dy pozita në renditjen e re të FIFA-s.
Nga vendi i 113-të, Kosova është ngritur në vendin e 111-të, ani pse rezultatet e fundit nuk ishin shumë të dëshirueshme.
“Dardanët” janë ngritur për dy vende pas ndeshjeve të nëntorit, ku fillimisht u befasuan nga Jordanian në “Fadil Vokrri” në një përballje miqësore.
Pastaj, barazuan me Greqinë në Athinë me rezultat 1-1, ndeshje kjo e fundit për kualifikimet e Kampionatit Botëror “Katari 2022”.
Gjithashtu, lëvizja e ekipeve bëhet edhe në varësi pë paraqitjeve të kundërshtarëve, anaj janë një varg rrethanash të cilat ndikojnë në rankimin e kombëtareve.