FIFA ka publikuar sot (e premte) renditjen e re të kombëtareve, pas ndeshjeve të nëntorit.
Tri pozitat e para nuk kanë pësuar ndryshime. Belgjika mbetet e para në botë, teksa pas saj renditen Brazili e Franca.
Anglia është ngritur për një pozitë, nga e pesta në të katërtën.
Argjentina gjithashtu është ngritur një pozitë më lartë, duke u renditur tani e pesta.
Italia që muajin e kaluar renditej e katërta, tani renditet e gjashta.
Spanja dhe Portugalia mbeten në pozitat shtatë dhe tetë, teksa në top dhjetëshe kanë hyrë Danimarka e Holanda.