AS Roma raportohet se ka arritur marrëveshje personale me Diogo Dalot, teksa tani planifikon fillimin e negociatave me Manchester United.
Sipas raportimeve nga Italia, Roma po kërkon huazimin e Dalotit, por në marrëveshje të përfshihet detyrimi i blerjes.
Klubi italian thuhet se kërkon që kjo lëvizje të bëhet në afatin kalimtar të janarit.
Në anën tjetër, edhe 22-vjeçari po kërkon largimin nga Manchester United, pasi nuk është në planet e anglezëve.
Mbrojtësi portugez ka kontratë të vlefshme me "Djajtë e Kuq" deri më 30 qershor 2023.
Diogo Dalot në tregun e transferimeve vlerësohet me dhjetë milionë euro.