Barcelona është e interesuar për sulmuesin e Baselit, Arthur Cabral, si zëvendësues të Sergio Agueros, sipas Mundo Deportivo.
23-vjeçari ka shënuar 23 gola në 24 paraqitje këtë sezon dhe mund të jetë në dispozicion për një tarifë relativisht të ulët prej 8 milionë euro, e cila do t’i përshtatej financave të kufizuara të Barçës.
Ata janë në kërkim të një sulmuesi të ri pasi Aguero u përjashtua për një kohë të gjatë për shkak të një problemi në zemër.
Në media të ndryshme është raportuar se sulmuesi 33-vjeçar mund të duhet të varë këpucët e tij pas një shqetësimi serioz shëndetësor.
Sidoqoftë është vet futbollisti që kishte reaguar pas këtyre zërave, duke theksuar se mbetet pozitiv dhe se po ndjek udhëzimet e mjekëve.