Newcastle luan nesër në shtëpi kundër Brentford, sfidë për llogari të javës së 12-të në Premier League.
“Qymyrxhinjtë” nuk kanë shijuar akoma fitoren e parë këtë sezon, teksa Eddie Howe duhet të presë për të debutuar si trajner i bardhezinjve.
43-vjeçari, i cili u zyrtarizua si trajner i Newcastle 11 ditë më parë duke firmosur deri në 2024, ishte bërë gati të debutonte në “St James Park”.
Gjithsesi, tekniku anglez ka rezultuar pozitiv në tamponin e kryer ditën e sotme dhe ka nisur menjëherë karantinën, transmeton SS.
Newcastle, që ka kaluar në pronësi të miliarderëve arabë të PIF, do të drejtohet në ndeshjen e nesërme nga dy ndihmësit e Howe: Jason Tindall e Graeme Jones.