Liverpool kërkon fitore

Futboll

Liverpool kërkon fitore

Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 11:14
Liverpool – Arsenal, formacionet e mundshme

Sonte luhet një ndeshje tejet interesante në Ligën Premier . Liverpooli e pret në shtëpi Arsenalin në sfidën që luhet sonte nga ora 18:30.

Liverpool momentalisht ndodhet në vendin e katërt me 22 pikë, ndërsa Arsenali është i pesti me 20 pikë.

Këto dy ekipe në histori janë përballur 232 herë mes vete, ku Liverpool ka 91 fitore, Arsenali ka 81 ndërsa 61 duele kanë përfunduar baras.

Momentalisht Arsenali është në formë më të mirë këtë edicion pasi kanë tetë ndeshje pa humbje dhe sonte do të mundohen të vazhdojnë ecurinë pozitive.

Këto janë formacionet e mundshme të dyja ekipeve për përballjen e sontme:

Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson; Oxlade-Chamberlain, Fabinho, Thiago; Salah, Jota, Mane

Arsenal: Ramsdale; Tomiyasu, White, Gabriel, Tierney; Saka, Thomas, Lokonga, Smith Rowe; Lacazette; Aubameyang.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat