Laporta: Xavi më jep shumë moral, fantastike ta shikosh

Futboll

Laporta: Xavi më jep shumë moral, fantastike ta shikosh

Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 11:22
Laporta: Xavi më jep shumë moral, fantastike ta shikosh

Presidenti i Barcelonës Laporta është shprehur se nënshkrimi me Xavin i jep shumë siguri për të ardhmen.

Ai u shpreh se “ Unë e kam parë Xavi me këmbët në tokë dhe shumë i vetëdijshëm se çfarë do të thotë të jesh trajner i Barçës dhe shumë i vetëdijshëm për situatën e ekipit. Më jep shumë moral të shoh Xavi, kam ndjenjën se do të shkojë mirë”.

Para tifozëve , ai tha se “është krenari të shohësh një trajner si Xavi në pankinë. Situata është delikate, por vendimet po merren në vendimin e duhur.

Për dëmtimin e Pedrit, ai u shpreh se “më shumë se një rikthim është se klubi dhe mjekët me të cilët jemi konsultuar mendojnë se nuk duhet nxituar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat