Milani është mysafire e Fiorentinës sonte nga ora 20:45.
Rossonerët në këtë duel nuk do të mund të llogarisin në dy futbollistë të rëndësishëm si Ante Rebic dhe Fikayo Tomroi.
Të dy futbollistët janë lënduar së fundmi edhe nuk janë ftuar për sfidën ndaj Fiorentinës.
Milani momentalisht zë vendin e dytë në renditje me 32 pikë dhe sonte do të synojnë të marrë fitoren e radhës.
Këta janë futbollistët e ftuar nga Stefano Pioli për sfidën kundër Fiorentinës:
Portierë: Desplanches, Mirante, Tătărușanu.
Mbrojtës: Ballo-Touré, Florenzi, Gabbia, Hernández, Kalulu, Kjær, Romagnoli.
Mesfushorë: Bakayoko, Bennacer, Díaz, Kessie, Krunić, Messias, Saelemaekers, Tonali.
Sulmues: Giroud, Ibrahimović, Leão, Pellegri.