Conte: Nuk e mendoja largimin

Futboll

Conte: Nuk e mendoja largimin

Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 11:41
Conte: Nuk e mendoja largimin

E tashmja e tij përfaqëson një sfidë të madhe, ndoshta më të vështirën e karrierës së tij. E kaluara është e shkruar tashmë me kryeveprat personale.

Në një intervistë me të përditshmen sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, Antonio Konte rikthehet të flasë edhe për eksperiencën fituese me Interin dhe motivet e tij të largimit nga kampionët aktualë të Italisë:

“Dy vjeçari me Interin u kurorëzua me një titull kampion dhe ishte kryevepra ime, prej të cilave me kalimin e kohës do të kuptohet më mirë natyra e jashtëzakonshme e cilësisë së punës së kryer në vetëm dy vjet për ta fituar atë.

Një punë gjithëpërfshirëse dhe shumë e vështirë, që kulmoi me gëzimin e rezultatit të arritur, por edhe me zhgënjimin e madh për ndryshimin e programeve dhe këndvështrimeve që dërguan në ndarje.”, tha Conte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat