Shqiptarët janë kudo dhe gjithnjë e më shumë po bëhen protagonist në botën e futbollit. Këtë e tregon më së miri edhe numri i lojtarëve kuqezinj në elitën e futbollit italian, Serie A. Madje, në një listë të fundit faktohet se shqiptarët janë ndër 10 nacionalitetet më të përfaqësuara në futbollin italian.
Janë plot 12 lojtarë kuqezinj pjesë e Serisë A, ndërsa numrin më të lartë të tyre e mban Empoli me tre shqiptarë në organikë. Fjala është për Nedim Bajramin, Ardian Ismajlin dhe Klodian Asllanin. Më pas vijnë dy shqiptarët e Lazios, Thomas Strakosha e Elseid Hysaj.
Ndërkohë, po në kryeqytetin italian qëndron edhe Marash Kumbulla, i cili përfaqëson Romën.
Sakaq, listës i shtohet edhe Frederik Veseli te Salernitana, Etrit Berisha te Torino, Rey Manaj te Spezia, Eljon Toci i cili së fundmi është grumbulluar edhe me ekipin e parë të Fiorentinës, ndërsa pjesë e listës është edhe portieri Marko Molla që është në organikën e Bologna-s.