Xhiro e 14 në elitën e futbollit të Kosovës vazhdon edhe sot (e shtunë) me tri ndeshje.
Drita është nikoqire e Drenicës, takim ky që zhvillohet nga ora 13:00. Të dy skuadrat zbresin në fushë për t’u këndellur pas humbjeve të pësuar në xhiron që shkoi.
Sfidë interesante do të zhvillohet në ‘Sami Kelemendi’, në mes Ulpianës dhe Gjilanit.
Dueli tjetër është ndërmjet Feronikelit dhe Malishevës, dy skuadrat kanë pesë ndeshje radhazi pa shijuar fitoren.
Këto tre takime do të zhvillohen nga ora 13:00.
Drita – Drenica
Drita: Maloku, Limani, Islami, Cuculi, Blakqori, Fazliu, Muja, Ajzeraj, Vucaj, Namani, Simonovski
Drenica: Kaloshi, Passamani, Qaqi, Thaqi, Jashari, Morina, Avdulli, Veliqi, Uka, Da Silva Zabërgja.