Trajneri i PSG-së, Pochettino, ka dhënë një përgjigje jo pak ironike mbi situatën e portierit italian, që nuk po aktivizohet shumë.
I pyetur për pozicionin e Donnaruma në hierariktë e tij, argjentinasi thumboi keq Mino Raiolën, i cili pretendon se Gigi është portieri më i mirë në botë:
“Çdo lojtar mendon se duhet të luajë rregulisht dhe të jetë mes më të mirëve.
Kështu funksionon në të gjitha nivelet. Edhe gruaja ime mendon se jam trajneri më i mirë në botë. Të gjithë duan të mbështesin dhe mbrojnë ata për të cilët kujdesen”.