Ka përfunduar pjesa e parë në derbin e Premier Ligës angleze me skuadrës së Leicester Cityt dhe Chelseat, ku pas 45’ minutave lojë rezultati është në favor të “Bluve” të Londrës.
Chelsea ka hyrë drejt zhveshtoreve me epërsi prej 2:0 kundër Leicester Cityt, përmes golave të Antonio Rudiger dhe Ngolo Kante.
Fillimisht, ishte Rudiger ai i cili e zhbllokoi rezultatin i pari, ku shënon për 1:0 në minutën e 14’ të ndeshjes, kurse golin e dytë e shënoi Kante në minutën e 28’.
Rezultati pas pjesës së parë është 2:0 në favor të Chelseat.