Gjilani kthehet me tre pikë nga stadiumi “Sami Kelmendi” në Lipjan dhe merr kreun e tabelës në elitën e futbollit të Kosovës. Epilogun e vendosi futbollisti Gerhard Progni.
Gjilani e mundi me rezultat 2:1 Ulpianën, në ndeshjen e javës së 14-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Egzon Qerimi shënon gol të bukur në minutën e 23-të, duke kaluar në epërsi Ulpianën.
Në pjesën e dytë ndryshuan gjërat, në minutën e 66-të, Albert Dabiqaj realizon me kokë, 1:1.
Në minutën e 83-të, tërthorësja shpëton Gjilanin.
Në minutën e 85-të, Progni shënon gol të bukur për fitoren (1:2) e Gjilanit.
Gjilani kryeson me 24 pikë apo ka ndeshje që nuk është mposhtur, ndërsa Ulpiana zë pozitën e shtatë me 16 sosh.
BKT Superliga
Prishtina - Dukagjini 0:0
Drita - Drenica 1:0
Ulpiana - Gjilani 1:2
Feronikeli - Malisheva 0:1
Nesër
Llapi - Ballkani 13.30
Tabela
1. Gjilani 14 6 7 1 18:12 25
2. Drita 14 7 4 3 14:9 25
3. Ballkani 13 6 6 1 17:9 24
4. Drenica 14 6 2 6 17:14 20
5. Prishtina 14 4 6 4 15:13 18
6. Llapi 13 5 3 5 16:15 18
7. Ulpiana 14 4 4 6 15:23 16
8. Malisheva 14 4 3 7 12:13 15
9. Dukagjini 14 3 6 5 10:12 15
10. Feronikeli 14 3 1 10 5:19 10