Kanë përfunduar të tri ndeshjet e programit të sotëm në Superligën e Kosovës, ku kemi disa rezultatet interesante.
Pas 90’ minutave lojë skuadra e Dritës e ka mposhtur me rezultat minimal 1:0 Drenicën, kurse skuadra e Ulpianës pësoi humbje me rezultat të ngushtë 2:1 kundër Gjilanit.
Fitore sot regjistroi edhe Malisheva, e cila pas tetë ndeshjeve pas fitore arriti ta mposht skuadrën e Feronikelit me rezultat minimal 1:0.
Me pikët e reja, Drita zë vendin e dytë në tabelë me gjithsej 25 pikë, aq sa ka edhe Gjilani në vendin e parë, kurse Drenica gjendet në vendin e katërt me gjithsej 20 pikë.
Në anën tjetër, pas fitores së sotme Malisheva gjendet në vendin e tetë me gjithsej 15 pikë, aq sa ka edhe Dukagjini në vendin e nëntë.
Rezultatet e ditës së sotme në Superligën e Shqipërisë i gjeni më poshtë.
Drita 1 – 0 Drenica
Feronikeli 0 – 1 Malisheva
KF Ulpiana 1 – 2 Gjilani