Chelsea ka shënuar fitore të thellë, me rezultat 3:0 ndaj Leicester Cityt, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “King Power” në Leicester.
Të kaltrit shkëlqyen me lojë, duke regjistruar fitoren e 9-të nga 12 ndeshjet e deritashme në Premier League.
Golat i realizuan futbollistët Rudiger (14'), Kante (28'), Pulishiç (71').
Chelsea kryeson me 29 pikë e Leicester City zë vendin e 12-të me 15 sosh.