Darmstadt tregoi lojë të madhe në 45 minutat e parë ku edhe vulosi fitoren. Darmstadt e mposhti me rezultat 4:0 liderin e derisotëm, St. Paulin.
Mysafirët nuk e kishin ditën e tyre, me këtë humbje bien nga pozita e parë.
Darmstadt kryeson me 26 pikë sa ka edhe St. Pauli pas 14 jave në Bindesliga II.
Tietz (6'), Manu (29'), Pfeiffer (39' e 41'), shënuan për fitoren e thellë të vendasve.
Mbrojtësi Leart Paçarada u paraqit standard për St. Paulin, por nuk e patën ditën e tyre.