Sot u zhvilluan tri ndeshje në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.
Ulpiana u mposht 1-2 në shtëpi nga Gjilani, edhe pse ishte në epërsi në fillim të ndeshjes, shkruan Gazeta Olle.
Pavarësisht humbjes Tetova është ndarë i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve.
Tetova tutje theksoi se falë kualitetit te Prognit rezultati shkoi në të mirën e Gjilanit.
‘Ndihem i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve si në pjesën e parë, po ashtu edhe në të dytën.
Në pjesën e dytë kemi mundur ta fitojmë ndeshjen me rastet që i kemi pasur, por kur nuk shënon edhe pëson.
Falë kualitetit të Prognit ndodhi edhe ajo që ndodhi, rezultati shkoi në të mirë të Gjilanit’, theksoi Tetova.