Interi do ketë përballë Napolin, në një sfidë direkte në garën për titullin kampion.
Në prag të kësaj sfide ka folur dhe trajneri i zikaltërve, Simone Inzagi. Ai foli për ndeshjen e radhës, por dhe për rivalitetin këtë sezon në Seria A.
Ndeshja me Napolin
“E dimë që është një ndeshje shumë e rëndësishme, siç ishte dhe ndeshja e fundit me Milanin.
Do të përballemi me sulmin më të mirë në kampionat. Po zhvillojmë një sezon të mirë, por na duhet kurajo dhe motivim për të fituar këtë ndeshje”.