Sot u zhvilluan tri ndeshje në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.
Feronikeli u mposht me rezultat minimal 0-1 në shtëpi nga Malisheva, me një gol të pranuar në sekondat e fundit të ndeshjes.
Trajneri i Feronikelit, Faruk Elshani kërkon që skuadra e tij në afatin kalimtar dimëror të forcohet me lojtarë të rinj.
Sipas Elshanit, në klub kanë vetëm 18 lojtarë dhe ky numër është i vogël për të luajtur në Superligë.
“Duhet të reagojmë në afatin kalimtarë dimëror. Na duhet të blejmë lojtarë, pasi në klub për momentin kemi vetëm 18 lojtarë”, tha Elshani.