Ka përfunduar pjesa e parë mes Manchester United dhe Watfordit, e vlefshme kjo për xhiron e 12-të në Premier Ligë.
Manchester United është duke u shokuar pas pjesës së parë, pasi është në disavantazh prej dy golave pas 45 minutave të parë ndaj Watfordit.
Golin e parë e realizoi norvegjezi Joshua King në minutën e 28-të, gjersa epërsia e vendasve u dyfishua në fund të pjesës së parë, nga Ismaila Sarr i cili realizoi në minutën e 44-të.
Ndërkohë që Sarr e pati shansin që ta kalojë herët skuadrën e tij në epërsi por që dështoi nga pika e penalltisë në minutën e 11-të.