Me fillim nga ora 18:30 do të fillojë derbi dhe njëkohësisht ndeshja e fundit e programit të sotëm të Premier Ligës angleze mes Liverpoolit dhe skuadrës së Arsenalit.
“Të Kuqtë” e Jurgen Klopp presin Arsenalin në “Anfield Road”, ku synojnë vetëm fitoren që të këndellen nga humbja në xhiron e kaluar kundër West Ham me rezultat 3:2.
Në anën tjetër, “Topçinjtë” e Mikel Artetas nuk dinë për humbje në 11 ndeshjet e tyre të fundit, ku në përballjen ndaj Liverpoolit, rikthehen nga fitorja minimale me rezultat 1:0 kundër Watford.
Momentalisht, Liverpooli zë vendin e katërt në tabelë me gjithsej 22 pikë, dy sosh më shumë se kundërshtari i sotëm Arsenali që pozicionohet në vendin e pestë.
Të dy skuadrat në ndeshjen e sotme do të kenë mungesa të lojtarëve, ku Klopp nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Elliot, Firmino, Gomez, Jones dhe Henderson, kurse Mikel Arteta do të jetë pa Kolasinac dhe Granit Xhaka.
Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.
Liverpool (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Tsimikas; Fabinho, Thiago, Chamberlain, Male, Salah, Jota
Arsenal (4-4-2): Ramsdale; Tomiyasu, White, Gabriel, Tavares; Partey, Sambi; Saka, Partey, Sambi, Smith-Rowe; Aubameyang, Lacazette
18:30 Liverpool – Arsenal (Stadiumi Anfield Road)