Mancherster Utd mposhtet me rezultat 4:1 nga Watfordi. Humbje e rëndë për “Djajtë e Kuq”. Watford e bën me vaj Machester Utd.
Portieri De Gea u bë protagonist në ndeshjen që Manchester Utd, por nuk i kreu punë për rezultat të mirë. Ai priti dy penallti në pak minuta të lojtarit Sarr. Fillimisht në minutën e 8 dhe më pas në minutën e 10-të.
Në minutën e 28-të, King shënon për rezultatin 1:0, për të dyfishuar Sarr në atë të 44-tën.
Manchester Utd ngushton rezultatin në pjesën e dytë.
Futbollisti van de Beek shënon për 2:1 në minutën e 50-të.
Maguire ndëshkohet me karton të kuq pas dy të verdhëve, duke e lënë me një lojtar me pak Manchester Utd qysh nga minuta e 69-të.
Në minutën e 90+2, Pedro e Dennis (90+6') vulosin fitoren me 4:1.
Futbollisti Cristiano Ronaldo u mundua me tërë fuqinë e tij por dot që të barazojnë e të shmangin humbjen e thellë në stadiumin "Vicarage Road".
Pas javës së 12-të në Premier League, Manchester Utd renditet në vend të 6-të me 17 pikë e Watford në të 15-tin me 13 sosh.