Xavi ua ka bërë të qartë lojtarëve të Barcelonës se duhet të paraqiten në qendrën stërvitore 1 orë e gjysmë përpara fillimit të seancës, një nga rregullat kryesorë të vendosura nga 41-vjeçari.
Ousmane Dembele u vonua 3 minuta disa ditë më parë, duke u kthyer në lojtarin e parë të Barcelonës që gjobitet prej momentit që Xavi është ulur në stolin e ekipit katalanas.
Sulmuesi francez ka gabuar sërish. Në seancën e fundit stërvitore nuk ka marrë pjesë fare. Trajneri e ka telefonuar pas përfundimit të saj dhe është befasuar nga përgjigja e lojtarit.
“Harrova fare, kujtoja se e kishim stërvitjen pasdite dhe jo paradite”, i ka thënë 24-vjeçari Xavit, duke u treguar totalisht amator, ndërsa tani pritet vendimi i Xavit.