Nuhiu: Duhet t’i menaxhojmë mirë ndeshjet

Futboll

Nuhiu: Duhet t’i menaxhojmë mirë ndeshjet

Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 18:25
Nuhiu: Duhet t’i menaxhojmë mirë ndeshjet

Sot u zhvilluan tri ndeshje në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.

Drita shënoi fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Drenicës, me rezultat minimal 1-0, shkruan Gazeta Olle.

Pas ndeshjes, u deklarua kryetrajneri i Dritës, Ardian Nujiu i cili vlerëson Drenicën si kundërshtar të fortë.

‘Goli ishte i rëndësishëm në fund. Më pëlqeu qasja e lojtarëve, ndaj një kundërshtari të fortë. Patëm pak hapësira për të depërtuar, por nuk u dorëzuam, e kemi kërkuar fitoren vazhdimisht.

Duhet t’i menaxhojmë mirë ndeshjet që i kemi para sepse kemi lojë çdo tre ditë. Kemi ndërruar shumë lojtarë realisht dhe futbollistët e rinj është dashur të përshtaten.

Sot, skuadra ishte shumë kompakte dhe kërkuese. Më pëlqeu dhe do të vazhdojmë tutje’, deklaroi Nuhiu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat