Llapi nga Podujeva ndjen presionin para sfidës derbi me Ballkanin nga Theranda.
Ndeshja e fundit e javës së 14-të do të luhet në Merdarë, ndërsa Llapi ka përparësinë e fushës e Ballkani beson e shpreson se do të kthehet duarplot nga ky udhëtim.
Ndeshja zhvillohet nesër duke filluar në orën 13.30.
“’Legjendat’ dhe llapjanët nesër me përkrahjen e tyre duhet ta dëshmojnë se kush është kryeqyteti i futbollit dhe se pse 'Ne jemi Llapi'.
Mos harro, nesër krejt Podujeva n'Merdare! Shihemi nga ora 13:30”, shkruan në faqen e Llapit.
Ballkani zë vendin e tretë me 24 pikë e Llapi të gjashtin me 18 sosh.