Deçiqi nga Tuzi importon tre pikë që nuk maten as me ari, duke e mposhtur me rezultat 2:0 liderin e kampionatit malazez, Sutjetskën në Nikshiq.
Lojë e madhe e djelmoshave të skuadrës shqiptare, trim i ndeshjes Kristijan Vulaj, i cili është shënues i dyfishtë.
Ai tregoi klasin e tij duke e shokuar Sutjeskën.
Deçiqi i shkakton humbjen e parë Sutjeskës pas 15 ndeshjeve.
Vulaj i çon tuzjanët në triumfin e gjashtë në kampionat me golat në minutën e 22-të dhe të 26-të.
Pas javës së 15-të në elitën e futbollit të Malit të Zi, Deçiqi renditet në vend të dytë me 25 pikë, ka 11 me pak se Sutjeska.
Skuadra nga Nikshiqi pas 11 fitoreve e 3 barazime, njoftohet me humbjen e parë.
Festë e madhe në taborin e skuadrës shqiptare, e cila është në formën më të mirë. Tre pikë që i japin fuqi edhe më shumë për sfidat e radhës, një klub që ka president Pal Dreshajn.
Rezultatet
Podgorica - Jezero 1:0
Mornari – Rudari 0:1
Petrovac - Iskra 0:1
Zeta – Buduçnosti 0:0
Sutjeska – Deçiqi 0:2
Tabela
1. Sutjeska 15 11 3 1 23:6 36
2. Deçiqi 15 6 7 2 21:12 25
3. Buduçnosti 15 7 4 4 28:16 25
4. Iskra 15 7 4 4 19:15 25
5. OFK Petrovac 15 6 5 4 24:22 23
6. Mornari 15 5 5 5 12:14 20
7. Rudari 15 5 4 6 18:21 19
8. Podgorica 15 3 3 9 15:24 12
9. Jezero 15 3 2 10 8:21 11
10. Zeta 15 0 7 8 10:27 7