Harry Maguire vazhdon të marrë vëmendjen me gafat e tij. Shpesh herë ka qenë i kritikuar për shkak të gabimeve krejtësisht të shmangshme dhe këtyre kritikave iu kundërpërgjigj me atë festim të golit ndaj Shqipërisë.
Festa e mbrojtësit nuk u prit mirë në Angli, ku shpejt kanë nisur ironitë.
Maguire ka bërë një gafë trashanike kundër Watford-it në ndeshjen e sotme, ku e lëshon topin më tepër seç duhet dhe detyrohet më pas të kryejë një ndërhyrje të rëndë për të rimarrë kontrollin.
Gjyqtari nxjerr nga xhepi kartonin e kuq për futbollistin anglez, që fundos më keq Manchester United-in me veprimin e tij.
“Djajtë e kuq“ ishin duke humbur me rezultatin e ngushtë 2-1, por pas daljes nga loja të Maguire-t i japin më tepër hapësira kundërshtarit, që në fund fiton me rezultatin 4-1.
Menjëherë pas humbjes tifozët kanë kritikuar sërish mbojtësin anglez, të cilit i kanë kujtuar atë festim që kreu pak ditë më parë kundër Shqipërisë në “Wembley“.