Lazio mbetet duarbosh në stadiumin “Olimpico ” në Romë.
Skuadra nga Roma mposhtet me rezultat 2:0 nga Juventusi, në ndeshjen e javës së 13-të të Serie A.
Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, paraqitet titullar, ndërsa sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, u aktivizua nga minuta e 65-të.
Muriqi luajti 25 minutat e fundit por nuk arritën të barazojnë rezultatin.
Në fund të pjesës së parë (43’) Hysaj ndëshkohet me karton të verdhë.
Futbollisti Leonardo Bonucci në minutën e 23-të, u tregua i saktë nga penalltia, duke kaluar në epërsi me 0:1 Juven.
Ai u tregua i saktë nga penalltia në minutën e 83-të.
Lazio dhe Juventusi ndajnë vendin e pestë dhe të gjashtë me nga 21 pikë.