Ferizaj është lider në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, Grupi B.
Drejtuesit e klubit ferizajas kanë investuar në infrastrukturën e fushës.
Presidenti i klubit, Lulzim Abazi, me stafin e tij, kanë bërë një punë të shkëlqyeshme.
Kanë rregulluar fushën, pankinat e reja, po ashtu edhe të gjitha çka janë përreth stadiumit.
Stadiumi ka marrë një pamje të bukur me investime të fundit.
Klub që ka edhe autobusin e vet dhe është shembull për klubet tjera për organizim e gjithçka tjetër, ka kryetrajner Arbnor Morinën.
Ferizajt po përgatitet për t’u rikthyer në elitën e futbollit të Kosovës.
Kjo skuadër kryeson me 24 pikë, ka një më shumë se Vushtrria në pozitën e dytë.