Një gol me kokë i mbrojtësit Felipe tre minuta përpara fundit, i dhuroi Atletico Madrid fitoren 1:0 në “Wanda Metropolitana” kundër Osasunës.
Tre pikë tepër të rëndësishme për kampionët e Spanjës, të cilët iu falën rrjetës së brazilianit për të vijuar të jenë afër kreut.
26 pikë numëron Atletico Madrid pas javës së 13-të, duke qenë dy pikë larg vendit të parë në La Liga, pozicion që për momentin e mbajnë Sevilla dhe Real Sociedad.
Ekipi andaluzian nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 në shtëpi ndaj Alaves.
Skuadra mike kaloi dy herë në avantazh me golat e Laguardia (5’) dhe Joselu (45+7’).
Sevilla reagoi dhe evitoi humbjen falë rrjetave të Ocampos në pjesën e parë (38’) dhe realizimit të kroatit Ivan Rakitiç në minutat shtesë (90+2’).